I riu në karantinë hidhet nga kati i 5-të, Vitia: Kam menduar dorëheqjen

schedule11:35 - 4 Maj, 2020

schedule 11:35 - 4 Maj, 2020

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka reaguar pasi një 26-vjeçar që ndodhej në karantinë në Qendrën e Studentëve është hedhur nga kati i pestë i godinës ku ndodhej.

Duke folur për ngjarjen e rëndë, Vitia është shprehur gjatë një konference për shtyp se ka menduar edhe për të dhënë dorëheqjen.

Gjithsesi, ministri tha para medieve se tani për tani si ministër ka përgjegjësi dhe njëra ndër këto përgjegjësi tani është edhe zbardhja e rastit të ndodhur të dielën në Qendrën e Studentëve.

Vitia u shpreh:

“Sa i përket përgjegjësisë sime si Arben Vitia, qysh mbrëmë kam menduar për dorëheqje. Edhe në momentin që po flas si Arben Vitia, jam duke e menduar dorëheqjen. Por po flas si ministër i Shëndetësisë që ka përgjegjësi shumëdimensionale dhe një nga përgjegjësitë kryesore do të jetë zbardhja e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.”

Ministria Vitia u shprehu ngushëllime familjes e miqve të 26-vjeçarit, ndërsa thekoi se nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do të ushtrohen të gjitha përgjegjësisë institucionale dhe do të zbardhet në detaje çdo gjë që lidhet me rastin. /abcnews.al/