I riu kosovar që zbuloi probleme në sistemin e sigurisë të prestigjiozes BBC

schedule11:43 - 4 Gusht, 2020

schedule 11:43 - 4 Gusht, 2020

Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, është renditur në listën e personave të cilët identifikuan rreziqet në sistemin e sigurisë të mediumit global BBC.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në “Facebook”, nga vetë i riu kosovar që identifikoi një problem tek rrjeti britanik BBC.

“Pas raportimit të dobësive në aspekt të sigurisë kibernetike drejt televizionit Britanik BBC jam mirënjohës për ‘Acknowledgment’ dhe një bluze në shenjë mirënjohjeje që është ende në proces e sipër. Problemi i raportuar është rregulluar”, ka shkruar Kunushevi.

Kujtojmë që programi VDP, ka për qëllim të ndihmojë në korrigjimin e problemeve para se ato të shfrytëzohen nga pala e hakerëve dhe dhe të identifikojë dobësitë e organizatës për sa i përket sigurisë kibernetike./abcnews.al