I riu i vendos zjarrin dritares së ankesave në Komisariatin e Elbasanit, rrezikon jetën e dy punonjësve

schedule19:29 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 19:29 - 17 Dhjetor, 2022

Një incident ka ndodhur në komisariatin e Elbasanit këtë mbrëmje.

Siç duket edhe në pamje, jashtë murit rrethues i është vënë flaka dritares së ankesave të qytetarëve, ndërsa kjo ka rrezikuar edhe jetën e dy punonjësve.

Zjarri është vendosur nga një 33-vjeçar në sallën 60. Sipas burimeve, dyshohet se ai ka qenë i dehur, ndërsa kishte probleme me depresionin. Më tej mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Franca dhe nuk ka pasur probleme me policinë.  33-vjeçari, nga fshati Mollas ka spërkatur fillimisht me benzinë vendin dhe i ka vënë zjarrin. Ai është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje, teksa më pas është shoqëruar për ndihmë mjekësore pasi ka marrë disa plagë.

Detaje të reja priten në vijim.

Njoftimi i policisë

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18.30, shtetasi A. L., 33 vjeç, banues në Elbasan, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse te zyra e informacionit në Komisariatin e Policisë Elbasan, të cilën e ka ndezur dhe është larguar me vrap.

Efektivët e Policisë menjëherë kanë fikur zjarrin dhe kanë kapur autorin e dyshuar i cili, nga veprimet paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!