Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi ka aksidentuar për vdekje një person.
Sipas arrestimi i tij B.Q., 31 vjeç, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Blutë bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.
Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.