I riu humbi jetën në komisariat, Meta: Të zbardhen  sa më parë rrethanat e vdekjes

schedule11:50 - 5 Maj, 2022

schedule 11:50 - 5 Maj, 2022

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zbardhjen sa më parë të ngjarjes në Kavajë, ku i riu Ivi Meta humbi jetën në ambientet e komisariatit të qytetit. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, ndërsa e konsideron ngjarjen tepër të rëndë.

Meta thekson se humbja e jetës së një të riu brenda komisariatit është jo vetëm tragjedi, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Ndërkohë, që policia ka njoftuar se 31-vjeçari u gjet i vetvarur në qeli, familjarët pretedojnë se ai është dhunuar. Nisur nga kjo, presidenti kërkon që të zbardhen sa më parë rrethanat e vdekjes së të riut.

Reagimi i plotë:

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit Ilvi Meta, e konsideroj tepër të rëndë dhe të papranueshëm faktin që një qytetar humb jetën brenda institucioneve shtetërore, sikundër është Komisariati i Policisë së Kavajës.

Humbja e një jete në një moshë fare të re brenda Komisiariatit të Policisë përbën jo vetëm një tragjedi familjare, por trondit thellësisht besimin e qytetarëve tek organet ligjzbatuese.

Bëj thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Ilvi Meta dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!