I riu humbi jetën në aksident në Fier, shokët dhe mësuesit: Dhimbje e lot, do na mungosh

schedule20:01 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 20:01 - 29 Dhjetor, 2021

Shkolla e mesme profesionale në Fier “Petro Sota” ka bërë një reagim prekës për19 vjeçarin Kristjan Thomo që humbi jetën në aksident ditën e sotme. Në postimin e ndjerë shkolla shkruan se 2022 do të jetë vit i vështirë për shokët, mësuesen kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjesë e jetës se tij.

“Sot u nda nga jeta një fëmijë i dashur, i sjellshëm, i respektueshëm, një nxënës plot respekt, harmoni dhe bashkëpunues me shokët dhe mësuesit, Kristjan Thomo. Dhimbja dhe lotët janë të pashtershme sot për Ty! Kristjan, Ti do ti mungosh familjarëve të tu, shokëve të klasës, bankave të shkollës, mësueses kujdestare dhe gjithë të tjerët që kanë qenë pjese e jotja! Qofsh i parajsës dhe kujtimi yt i paharrueshëm!  Ngushëllime“, shkruan shkolla.

Lexo edhe: Humbi jetën 19 vjeçari, pamje nga aksidenti në Fier, makina përfundoi në kanal

19-vjeçari Kristian Thomo nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra pasi makina e tij tip Volkswagen doli nga rruga ditën e sotme në fshatin Hamil dhe përfundoi në kanal. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!