Policia në Florida, SHBA, ka arrestuar një djalë 13-vjeçar për vrasjen e nënës së tij 39-vjeçare, ndërsa ajo flinte me motrën e saj të porsalindur 14 ditëshe pranë saj.
Derek Rosa, siç quhet 13-vjeçari, akuzohet sipas ligjit për të miturit për vrasjen e nënës së tij Irina Garcia. Ishte vetë 13-vjeçari thirri policinë dhe tha “sapo vrava nënën time”.
Sipas policisë, 13-vjeçari ka pritur që ta zinte gjumi mamanë e tij para se ta godiste disa herë me thikë në qafë.
Ende nuk dihet motivi i vrasjes.
/abcnews.al