I riu arab merr me qira shtëpinë ku u vra Caroline: Nuk më zë gjumi natën, unë nuk dija asgjë….

schedule18:24 - 20 Shtator, 2021

schedule 18:24 - 20 Shtator, 2021

Shtëpia ku pak muaj më parë u vra 20-vjeçarja Caroline Crouch është dhënë me qira. Në shtëpinë ku piloti Babis Anagnostopolus prej disa ditësh është vendosur një qiramarrës i ri.

Shtëpia është marrë me qira nga një i ri me origjinë arabe. Duket se kjo kishte ardhur për shkak se familjet greke nuk do kishin interes për të qëndruar në një banesë të tillë, duke ditur ngjarjen e rëndë që kishte ndodhur atje.

Fqinjët i thanë mediave vendase se në momentin kur u transferua qiramarrësi i ri as nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur në atë banesë.

Por qetësia ka zgjatur shumë pak. Ai i ka rrëfyer një prej banorëve në shtëpinë përballë se pasi ka mësuar për ngjarjen e rëndë nuk mundej të flinte gjatë natës.

Babis e vrau të shoqen në 11 maj të këtij viti dhe më pas vari qenin e tyre në shkallët e shtëpisë në mënyrë që e gjitha të duket si grabitje. Për muaj të tërë ai mashtroi hetuesit se kishte rënë pre e grabitësve të cilët i kishin marrë jetën të shoqes. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!