I referohet shpesh Kuranit dhe Biblës, Rama rrëfen “dobësinë” për besimet

schedule22:29 - 31 Mars, 2020

schedule 22:29 - 31 Mars, 2020

Këtë të martë, në një lidhje direkte me “Skype” në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte kryeministri i vendit, Edi Rama.

Gjatë pjesës së parë të emisionit është folur për krizën e shkaktuar në vend nga koronavirusi dhe për reagimin që kanë pasur qeveria dhe shqiptarët ndaj kësaj situate të re.

Në pjesën e dytë, mes Ramës dhe Nanos u diskutua rreth referencave biblike që ka përdorur shpesh kryeministri gjatë periudhës së tërmetit edhe tanimë edhe në krizën e krijuar nga koronavirusi. Rama u shpreh se ndarja e tyre me publikun ka qenë një nevojë por edhe kënaqësi.

Mustafa Nano:

Një nga gjërat që më ka bërë pështypje zoti Rama është fakti që ju keni përdorur herë pas here ca referenca biblike, kuranike, keni përdorur referenca nga librat e shenjtë. Keni synuar që nëpërmjet këtyre referencave ta përcillni lajmin tek publiku në mënyrë sa më të plotë apo janë gjëra që ju i besoni edhe vetë?

Rama:

“Pa diskutim që janë gjëra që unë i çmoj shumë vetë dhe burojnë nga leximet e mia. Dhe, ndarja e tyre me publikun është një nevojë dhe një kënaqësi. Nevojë sepse ato thënie i pështaten, sipas meje këtij momenti.. sidomos në këtë fazë. Këtë gjë kam filluar ta bëj gjatë tërmetit. Realisht isha më i fokusuar kur i kushtoja më shumë vëmendje librave të shenjtë. Dhe, e bëj edhe tani.”

Nano:

Po ju jeni besimtar? Çfarë marrëdhënie keni me besimin?

Rama:

“Është diçka që e kam shmangur në publik pasi besoj se është shumë personale dhe nuk dëshirë që të flas për këtë pjesë.”

Ju besoni se Bibla dhe Kurani janë libra të diktuar nga Zoti në rastin më të keq ose të shkruara nga ai në rastin më të mirë?

Rama:

“Jo janë libra të shkruar nga njerëzit, por reflektojnë në faqet e tyre, themelet mbajtëse të qytetërimeve dhe të qytetërimit ku ne jetojmë sot. Dhe janë libra që kurrë nuk mund t’i lexosh dot deri në fund  sepse gjithmonë gjen një shtresë tjetër në atë që lexon. Kështu që patjetër që në to ka pluhur yjesh.”/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!