“I rashë derës dhe s’u përgjigjën”, recepsionisti: Si i gjeta 4 turistët rusë të vdekur

schedule11:02 - 16 Tetor, 2021

schedule 11:02 - 16 Tetor, 2021

4 turistët rusë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, që gjetën dje vdekjen në një nga dhomat e saunas të hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës, janë gjetur nga recepsionisti i hotelit.

ABC ka zbardhur dëshminë e tij ku thotë se ka shkuar në dhomën e tyre pasi kishin porositur pije. Duke qenë se ata nuk i janë përgjigjur kur i ka rënë derës, recepsionisti tregon se është futur brenda dhomës dhe i ka gjetur të vdekur. Menjëherë më pas ka njoftuar policinë.

Kaluan tek recepsioni dhe porositën pije. Pas disa minutash shkova tu çoja porosinë. I rash derës, nuk u përgjigj njeri. U futa brenda dhe i pashë që ishin pa shenja jete. Dola me vrap dhe lajmërova të tjerët”, tha thënë ai më tej në dëshminë e tij.

Raportohet se dy burrat dhe dy gratë kanë humbur jetën si pasojë e saunas. Burime për ABC bëjnë me dije se 4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri , por fatkeqësisht pushimet u janë kthyer në një tragjedi. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.

Lexo edhe: Kush i gjeti të vdekur? Zbardhen detaje të reja nga tragjedia e familjes ruse në Kavajë

Burime nga Prokuroria e Kavajës thonë se hetimet po kryhen në dy drejtime për rastin. Instituti i Mjekësisë Ligjore po kryen ekspertizën e trupave të pajetë për të zbardhur shkakun. Paralelisht po zhvillohet edhe ekspertiza për analizat bakteriologjike të ambienteve të saunës së hotelit. Dyshohet se turistët kanë humbur jetën për shkak të temperaturës së lartë, e cila ul tensionin dhe si pasojë edhe sasinë e oksigjenit në gjak. be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!