I quajti terroristë, “Kurti” liron serbin e dytë

schedule20:03 - 17 Korrik, 2023

schedule 20:03 - 17 Korrik, 2023

KOSOVË- Dalibor Spasiç, është serbi tjetër i liruar nga parabugimi, i cili u arrestua para një muaji nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve në veri. Për lirimin e Spasiçit, i cili është serbi i dytë që lirohet brenda pak ditësh, ka njoftuar media serbe “KoSSeV”.

Arrestimin e Spasiç e njoftonte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”. Ai madje përgëzonte Policinë e Kosovës, që sipas tij arrestuan Delibor Spasiç, të cilin e etiketonte si “terrorist”.

“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, thuhej në njoftimin e ministrit.

Po ashtu, para pak ditësh është liruar pa “zhurmë” edhe Nemanja Vllaskoviç, i cili gjithashtu u arrestua për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!