I propozuan pjesëmarrjen në Sanremo, Adelina Ismaili tregon pse refuzoi ftesën

schedule16:10 - 2 Nëntor, 2020

schedule 16:10 - 2 Nëntor, 2020

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili ka pasur së fundmi të ftuar në emisionin e saj politikanin Behgjet Pacolli, i cili ka treguar se në vitin 2002 i është kërkuar nga festivali italian që të përzgjidhte një këngëtare shqiptare për t’u ftuar në të.

Pacolli tha se ai menjëherë propozoi Adelinën, mirëpo nëna e saj e ndjerë, Mona e ka refuzuar menjëherë ftesën. Ndërkohë ka qenë vetë këngëtarja që ka sqaruar në moment, përse e ëma nuk kishte pranuar që ajo të performonte në festivalin më të madh italian.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim public, ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim (ishin nëna dhe ne tri vajzat_ me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, tha Adelina.

Kujtojmë që pas refuzimit të saj, ju dha mundësia Elsa Lilës për të performuar në “Sanremo” këngën Valeria. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!