I propozoi për martesë 5 muaj më parë, këngëtari shqiptar ndahet nga e fejuara

schedule14:05 - 9 Korrik, 2022

schedule 14:05 - 9 Korrik, 2022

Këngëtari i njohur, Art Abazi është ndarë nga e fejuara e tij, Rrezja. Lajmin e kanë bërë të ditur burime për “Prive”, të cilat thonë se këngëtari nga Prishtina dhe balerina nga Tirana ishin bashkë prej disa kohësh. Madje, Arti i propozoi për martesë në Itali në muajin shkurt.

Ndonëse, këngëtari nuk e ka konfirmuar ndarjen, faktet thonë të kundërtën. Dyshja e kanë hequr njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe kanë fshirë të gjitha fotot krah njëri-tjetrit në Instagram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!