“Partia Demokratike, një sekt i familjes Berisha”, kështu u shpreh analisti Ilir Demalian në një intervistë në “News Line” në ABC News.
Demalia mbajti një qëndrim kritik ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e bërë përgjegjës për ngjarjet e ’97. Gjithashtu ai tha se kanë treguar se nuk kanë standard brenda partisë së tyre.
Demalia nuk i ka kursyer kritikat ndaj Berishës, duke thënë se nuk ka lënë njeri pa shpifur dhe anatemuar, ndërsa ai bëri edhe një thirrje publike që të shkojë te autoriteti i dosjeve të sigurimit dhe të marrë një certifikatë, të tregojë nëse ka qenë apo i jo i privilegjuar nga Sigurimi i Shtetit.
“Kjo parti nuk duhet të ekzistonte më me atë që ndodhi në ’97. Si mund të mendohet që ky njeri mund të vijë sërish në pushtet. Ky ka Gërdecin, ka katër të vrarë në Bulevard. Nuk e kuptoj se si ne si shoqëri e ndjekim akoma. Ta lënë të mbyten me atë ushtarët që ka mbrapa. Le t’i marrë me vete në varr si besnikët e Hitleri. Kjo situatë është problem i partisë, këto nuk kanë standard brenda partisë së vet. Një parti që bën primaret dhe nuk i respekton, dhe tani bëjnë gjithë këto dallavere dhe ne duhet të merremi të gjithë me këta. Jorida Tabaku dhe Alimehmeti duhet të tregon më shumë dinjitet dhe integritet, sepse ata vota i kanë marrë nga qytetarët. Dhe sërish shkojnë në Europa, Tabaku me Berishën dhe e quajnë Shqipërinë vend terrorist. Këto tregojnë një urrejtje për shqiptarët dhe ndaj vjen puna që Edi Rama mbretëron sepse këta nuk i do më njeri. Nuk mund të merren më seriozisht.
Demalia komentoi edhe një tjetër çështje të Berishës në SPAK, për padinë e Irena Gjokës, për shpifje për mbiemrat e saj.
Analisti tha se gjyqtarja Gjoka ka bërë atë që duhet të bëjë çdo qytetar, sepse shpifja duhet të marrë fund, duke u ndëshkuar.
“Berisha të shkojë të autoriteti i dosjeve të sigurimit dhe të marrë certifikatë që nuk ke qenë i privilegjuar nga Sigurimi i Shtetit, bëje këtë dhe unë do të vij të puth këmbët në mes të Bulevardit. Bëjë këtë zoti Berisha dhe pastroje veten nga kjo njëherë. Ky nuk ka lënë njeri pa shpifur, pa anatemuar. Duhet t’i jepet fund kësaj kulture, njerëzit kanë familje, dhe nuk mund t’i prekesh dhe kush mostrat e sigurimit. SPAK ka bërë një veprim shumë të mirë, por ky veprim duhet të shkojë deri në fund. Të gjithë i ka bërë kriminel, hajdut , vrasës, kur vrasjet i ka ky. Ka hedhur një Gërdec në erë, djali i këtij…”, tha ndër të tjera Demalia.
/abcnews.al/