I prishën vetëm minaren: Si i mbijetoi shkatërrimit të plotë, xhamia e fshatit Gizavesh të Librazhdit

schedule12:23 - 24 Maj, 2020

schedule 12:23 - 24 Maj, 2020

Xhamia 200 vjeçare e Gizaveshit në Librazhd ishte ndër të paktat kulte fetare që i mbijetoi regjimit komunist, dhe vazhdon ti rezistojë kohës.

E ndërtuar në vitin 1806, xhamia, ruhet edhe sot nga banorët  zonës, me fanatizëm.

Ky është Ali Buza, një nga banorët që ka parë nga afër shkatërrimin e xhamisë së parë në fshatin e tij.

Pas 57 vjetësh tregon ai rikthen edhe njëherë atë moment të dhimbshëm për të gjithë besimtarët mysliman në fshatin Gizavesht.

“U ngrit sekretari… disa kuadro pyetja e vetme .po kush është kundra mbylljes. Të moshuarit ulen kokën. Ne këtë mënyre u bënë disa duartrokitje u ngjit tek minerja dhe filloi ta shkatërroje”, tregon ai.

Ata që e vuajtën më shumë ishin të moshuarit

Po si mbijetoi kjo xhami, duke ruajtur me vite të gjitha vlerat historike dhe kulturore.

“Xhamia jonë ka qenë magazinë gjatë gjithë kohës, sepse ka vende të tjera ku xhamitë janë kthyer në vatër kulture”, thotë banori.

Një tjetër besimtar mysliman që ka përjetuar momentin e shëmbjes, se minares në pak minuta është edhe Jonuz Kazazi. Ishte vetëm 20 vjec, kur shteti dhe urdhërinin për shkatarrimin e saj, por ngjarja është ende e freskët në kujtimet e tij.

Ardit Hoxhllaku, Myftiu i Librazhdit tregon mbi rëndësinë e kësaj xhamie për besimtaët e zonës

Pavarësisht shembjes së minares, banorët e zonës, në gjithë këto vite janë munduar të ruajnë atë pjesë të mbetur nga xhamia.

Myftiu tregon se misioni i këtij objekti kulti ishte përhapja e dijes.

“Shërbente për të mësuar fjalën e parë që zbriti Zoti: Studio me emrin e Zotit tëndë”, thotë ai.

Xhamia e Gizaveshnit nuk i shërben më besimtareve të zonës, ndërkohë që ata apelojnë që të ndërhyhet për rikontrkusionin e saj. /abcnews.al