I preu kokën pëllumbit për ta “shpëtuar”, 12 muaj burg dhe 5 mijë euro gjobë për 50-vjeçarin në Greqi

schedule15:21 - 5 Maj, 2022

schedule 15:21 - 5 Maj, 2022

Një 50-vjeçar i cili i preu kokën një pëllumbi është dënuar me 12 muaj burgim dhe gjobë 5 mijë euro nga drejtësia greke.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Kymia të Selanikut në vitin 2019, ndërsa është denoncuar nga kushëriri i autorit i cili pretendon se pëllumbi i ngordhur ka qenë i tij.

Protothema.gr shkruan se pretendimi i kushëririt sipas të cilit shpendi i përkiste ishte i vërtetë.

Lexo edhe: Pakistanezi në Greqi abuzon seksualisht me një 34-vjeçare shqiptare

Megjithatë pas hetimeve dhe kërkimeve rezultoi se 50-vjeçari i ka prerë kokën pëllumbit.

Autori ka pranuar akuzën para gjykatës, ndërsa ka pohuar se ka vrarë pëllumbin për ta “shpëtuar”.

Pasi shpendi ishte goditur në kokë më parë nga një skifter dhe se nuk kishte asnjë shpresë që pëllumbi do të mbijetonte.

“Më vinte keq kur e shikoja teksa vuante”, tha autori në gjyq./abcnews.al/