Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I preu fytin gruas me thikë, vrasësi shqiptar del para gjykatës në Athinë

schedule11:24 - 31 Korrik, 2021

schedule 11:24 - 31 Korrik, 2021

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij në Daphne të Greqisë, u dërgua në gjykatë disa orë më parë dhe më pas iu dorëzua komisariatit, ku do të lihet në qeli deri në marrjen e një dënimi.

Florand Shehu është shfaqur kokë ulur para gjykatës të Athinës, ndërsa mësohet se para trupës gjykuese ai ka qëndruar i heshtur.

Një ditë më parë 40 vjeçari u vetëdorëzua në polici pasi kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij Anisën, pas një sherri për xhelozi.

Ekzekutimi i viktimës, nënë e një fëmije të mitur ka shokuar opinionin grek dhe shqiptar, marrë shkas nga mënyra se si autori vrau bashkëshorten duke i prerë fytin. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!