Me zërin e ngjirur dhe emotiv, aktori Neritan Licaj ka mbajtur fjalim në sheshin e protestës kundër shembjes së teatrit. Licaj tha se ata që morën këtë vendim u përpoqën të vrasin shpresën dhe artin
“U përpoqën të na vrasin shpresën. Shpresa nuk vritet dhe nuk e merr dot askush. U përpoqën të vrasin artin sepse arti forcën trurin dhe zemrën, muskulin e vërtetë të qytetarit. Unë them dritën e shpresës mbajeni aty. Protesta për teatrin ka qenë si një qiri që i dha jehonë shpirtit të qytetarëve.
Zoti kur e bëri këtë vend kam përshtypjen se ka qenë shumë i dashuruar sepse është shumë i bukur. Unë i them sot qytetarëve hajdeni të shikojmë brenda vetes për të parë se si mund ta ndreqim këtë vend sepse unë kam fëmijë dhe për të ardhmen e fëmijëve të mi jap dhe jetën.
Ejani të gjithë të shikojmë nga qytetari i parë te politikani i fundit se çfarë mund ta ndreqim. Rama dhe Veliaj nuk kanë zemër, kanë Sahara, kanë shkretëtirë. I them këtij pushteti të rraskapitur, mund të bëni çfarë të doni. Ne kemi treguar se nuk ka mundni dot”, tha Licaj./abcnews.al