I plasi silikoni, aktorja e njohur turke detyrohet të bëjë sërish operacion gjoksin

schedule14:42 - 9 Tetor, 2020

schedule 14:42 - 9 Tetor, 2020

Aktorja turke e njohur përmes serialit “Lale Devri”, Serenay Sarikaya ka bërë operacion gjoksin për të disatën here.

Sipas medieve turke, aktorja vendosi të zmadhonte gjoksin në vitin 2008, por që prej asaj kohe ka hasur me probleme për shkak të silikonit.

Gjithashtu prezantuesi lker Koç duke folur për këtë temë, deklaroi se Sarikaya më parë kishte vendosur silikon dhe silikonet e vjetra mund të kenë splasur.

Ndërkohë për të fshehur këtë zhvillim të fundit aktorja është regjistruar në spital me emrin “Seren Kaya”. Megjithatë mediat turke kanë arritur të mësojnë se aktorja 29-vjeçare ka kryer sërish operacion në gjoks. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!