I plasi kapsolla në dorë, plagoset 9-vjeçari në Lezhë

schedule18:03 - 4 Janar, 2023

schedule 18:03 - 4 Janar, 2023

Një fëmijë 9-vjeçar është plagosur në Lezhë pasi i plasi një kapsollë në dorë.

Sipas policisë  shtetasi i mitur M.M. 9 vjeç, duke luajtur, ka plasur një kapsolle dhe për pasojë ka marrë lëndime të lehta në fytyrë (skuqje).

Pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal Lezhë, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin që ka tregtuar kapsollen./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!