I plagosuri Erisen Gjeka, nip i Gjon Gjekës: I “forti i Shkodrës” u vra në 2013-ën

schedule22:08 - 25 Gusht, 2020

schedule 22:08 - 25 Gusht, 2020

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Të plagosur mbetën Erisen Gjeka dhe Ndue Pali, të cilët u qëlluan në këmbë teksa ishin dy lëvizur me motor.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Erisen Gjeka është nipi i Gjon Gjekës, i cili është ekzekutuar në vitin 2013, asokohe 49 vjeç.

Gjon Gjeka njihej ndryshe si i “forti i Shkodrës”. Gjoka u vra nga dy persona me motor, të cilët i kishin bërë pritë në hyrje të pallatit në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Thive”. Ai u qëllua tri herë në gjoks dhe ndërroi jetë në vend, ndërkohë që autorët nuk janë kapur as sot.

Si ndodhi ngjarja sonte në Shkodër: 

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish Fermentimit. Të plagosur kanë mbetur Erisen Gjeka dhe Ndue Pali, të dy 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetë. Burime bëjnë me dije se dy personat kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin që janë qëlluar.

Ndaj tyre është qëlluar më armë zjarri dhe dyshohet se autorët kanë qenë në një automjet i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se Erisen Gjeka është personazh i njohur policinë, ndërsa Ndue Pali paraprakisht nuk ka informacion nëse është i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar policia e Shkodrës, ku njofton se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:10, ndërsa të rinjtë janë qëlluar në këmbë. Policia e Shkodrës dhe FNSH kanë rrethuar zonën përreth.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen Skënderbeg, Shkodër, në afërsi të ish-Fermentimit të duhanit, rreth orës 20:10, në rrethana ende të paqarta janë plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasit E. Gj., 24 vjeç dhe N. P., 24 vjeç, të cilët janë transportuar në Spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore të DVP Shkodër dhe FNSH.

Është rrethuar në një perimetër të gjerë zona ku ka ndodhur ngjarja dhe vijon krehja e saj nga shërbimet e Policisë Shkodër dhe të FNSH-së.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje dhe vijojnë kontrollet në të gjithë zonën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!