I pirë dhe me shpejtësi, ylli anglez gjobitet rëndë dhe i hiqet patenta

schedule13:19 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 13:19 - 15 Dhjetor, 2020

Jack Grealish, kapiteni i Aston Villa, është dënuar ditën e sotme. Atij i është hequr patenta për nëntë muaj dhe duhet të paguajë edhe një gjobë me vlerën 82499 sterlina. Vendimi u mor ditën e sotme në gjykatën e Birminghamit.

Grealish, në muajin maj, gjatë mbylljes prej pandemisë, kishte dalë me makinën e tij të tipit Range Rover dhe kishte pësuar aksident. Futbollisti me mjetin e tij lëvizës kishte goditur dy automjete të parkuara, në Dickens heath, Solihull.

Ngjarja e mësipërme kishte ndodhur një ditë pas Grealisht u kishte kërkuar njerëzve që të qëndronin në shtëpi. Veç kësaj, një dëshmitar i kishte thënë gjykatësit se futbollist mbante erë alkool pas aksidentit. Veçse për aksidentin, Grealisht u shpall fajtor edhe për drejtimin e makinës me shpejtësi të ndaluar në muajin tetor. /abcnews.al