Kryebashkiaku i një vendi të vogël në Peru u përpoq të mashtronte policinë duke u shtirur si i vdekur, pasi u kap nga ata për shkeljen e rregullave të karantinës.
Jamie Rolando Urbina Torres u fotografua në një arkivol të hapur, me një maskë në fytyrë, nga oficerët që u përpoqën ta arrestonin mbrëmjen e së hënës në Tantara, Peru.
Policia u shpreh se ai theu rregullat e karantinës për të pirë me shokët e tij dhe ishte i dehur kur e arrestuan.
Ende nuk është e qartë se ku po pinin ai dhe shokët e tij, apo pse kishte arkivolë të hapur pranë tyre./abcnews.al