I pezulluar por në “radarët” e Chelsea, “blutë” kërkojnë shërbimet e “bomberit” anglez

schedule20:56 - 4 Shtator, 2023

schedule 20:56 - 4 Shtator, 2023

Pavarësisht se është duke vuajtur pezullimin prej 8 muajsh nga Federata Angleze e Futbollit, për pjesëmarrje në bastet sportive, sërish “bomberi’ i Brentford, Ivan Toney është një nga “yjet” e Premier League, i cili kërkohet nga “gjigandët” britanikë.

Toney duket se dëshiron të ketë një ekip të ri kur të kthehet e për këtë aryse 27-vjeçari ka ndërruar agjensinë që e përfaqëson, duke nënshkruar me “CAA Stellar”, kompani kjo e cila ka në menaxhim shumë “yje” të Premier League, si Kalvin Philipps, Ward-Prowse, Jack Grealish, Ben Chillwell e Jordan Pickford, si dhe luajti një rol kyç në transferimin e Gareth Bale te Real Madrid.

E ashtu si në rastin e këtin të fundit dhe për Toney, alternativat nuk mungojnë teksa për “bomberin” e Brentford interesohen “gjigandët” e Premier League, Manchester United, Tottenham dhe Chelsea, me këta të fundit, që pritet të sigurojnë shërbimet e “bomberit” anglez, në janar, pasi deri më tani sulmuesi senegalez, Nicolas Jackson, nuk ka arritur të impresionojë sa duhet tekniku Maurizio Pochettino, duke shënuar vetëm 1 gol në 5 ndeshje. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!