I pezulluan zyrtarin, Egnatia: FSHF, duam drejtësi!

schedule15:10 - 20 Shtator, 2019

schedule 15:10 - 20 Shtator, 2019

Eduart Thartori, zyrtari i Egnatias, është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me tetë ndeshje për shkak të protestave të bëra në sfidën me Kastriotin. Në Rrogozhinë nuk e kanë pritur mirë diçka të tillë dhe kanë reaguar, duke paralajmëruar që do ta apelojnë vendimin e Disiplinës.

“Futboll Klub Egnatia kërkon nga FSHF drejtësi dhe vendime të drejta, si dhe futboll të pastër. Nuk do lejojmë askënd të përbaltë mundin dhe punën e stafit. Zyrtari ynë, Eduart Thartori, është dënuar padrejtësisht nga Komisioni i Disiplinës. Klubi do t’i drejtohet serish FSHF-se për të apeluar këtë vendim të padrejtë”, thuhet në reagimin e bërë nga klubi i Egnatias.

Rrogozhinasit u mposhtën ndeshjen e parë të kampionatit me Kastriotin, me shifrat 3-2. Pas ndeshjes patën pretendimet e tyre për gjykimin. Pas dënimit të Thartorit janë shtuar edhe më shumë pakënaqësitë. / abcnews.com

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!