“I pesti vit pa ty”, Aida Shtino kujton të atin e ndjerë: Më mungon përqafimi yt

schedule12:30 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 12:30 - 9 Dhjetor, 2022

Ndonëse, kanë kaluar vite, moderatorja e njohur, Aida Shtino do të identifikohet gjithmonë me emisionin “Njerëz të Humbur”.

Ajo tashmë ndjek karrierën në televizion, një herë është edhe shumë aktive në rrjetet sociale.

Sot për Aidën është një ditë e veçantë, pasi babai i saj i ndjerë do të kishte ditëlindjen. Ajo e ka kujtuar përmes një foto të publikuar në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim shumë emocionues.

Dedikimi i plotë:

Dhjetori për mua është stina më e bukur e vitit…është më i ndjeshmi dhe emocionuesi dhe për këtë kam disa arsye….që e vogël gëzohesha sa hynte Dhjetori dhe thoja se ky ishte muaji i im, por jo vetem i imi edhe i babait tim. Ne të dy në këtë muaj kishim ditlindjen…ti e kishe ne datën 9 pra si sot e unë e kam në 30.
Kanë kaluar kater dhjetorë që ti mungon e sot po kalon edhe i pesti dhe une do të doja shumë të ngrihesha si çdo mengjes dikur e të të uroja e të të përqafoja e të ndjena atë paqen dhe sigurinë që vetëm ti ma jepje në këtë botë i shtrenji im. ❤
E di që je pranë meje ne një formë tjetër dhe më shikon sesi në sy më ka rëshkitur një pikë loti, por mos u mërzit se është lot malli për ty o babush , sepse më mungon ai përqafim që ta jepja këtë ditë. ❤
Aty ku je të uroj miliona vjet Gëzuar ! ❤E lumtur që të takova e ishe babai im në këtë planet e dimension dhe sigurisht bashkë do takohemi e perqafohemi në dimensione të tjera më të bukura.💎
Sot do ta pij një gotë dhe përballë do vendos edhe gotën tënde si dikur dhe e di që shpirtërisht do të jesh me mua !
Gëzuar i shtrenjti im aty lart në qiell !/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aida Shtino (@shtinoaida)