Barcelona ka marrë një vendim në lidhje me trajnerin e skuadrës. Drejtuesit e klubit kanë zgjedhur Xavin si teknikun e ardhshëm dhe këto ditë kanë negociuar në mënyrë intensive me 39-vjeçarin.
Tre takime kanë ndodhur mes tyre dhe ish-kapitenit të ekipit, i cili po drejton si trajner ekipin nga Katari, Al Sadd. Mundo Deportivo raporton se në fund është vendosur që të vijohet me Valverden deri në fund të sezonit, për t’i lënë më pas postin Xavit.
Në klub janë kundër ndryshimeve të trajnerit në mes të sezonit dhe nuk e cilësojnë këtë moment si kohën e duhur për ta rikthyer ish-mesfushorin e madh në klub. Vetë Xavi është nën kontratë me Al Sadd, kështu që është zgjedhur vera për ndryshimin e madh në stol. /abcnews.al