I përmbytur disa herë, pronari i baxhos në Novoselë: Shteti s’më ka dhënë asnjë kafe të zezë

schedule11:21 - 26 Janar, 2021

schedule 11:21 - 26 Janar, 2021

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në zona të ndryshme në vend.

Dhimo Gucaj prona i një baxho në Fitore të Novoselës tregon dëmet që ka pësuar për shkak të përmbytjeve.

Ai shprehet se neglizhoi marrjen e masave  për shkak të njoftimeve të bëra se prurjet e reshjeve dhe situata në Bashkinë e Vlorës paraqitet e qetë.

Sipas tij paralajmërim ka marrë rreth orën 21:00 të mbrëmjes, duke mos pasur mundësi të marrë asnjë masë.

Në këtë mënyrë kati i parë i baxhos është përmbytur dhe për pasojë janë djegur disa prej motorëve të pajisjeve.

Pronari i baxhos shtron edhe një tjetër problem, atë të përmbytjeve të vitit 2015 për të cilat thotë se nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim edhe pse dëmi sipas tij ishte 400 milion lekë.

Dëmi nuk llogaritet, unë llogaris dëmet e 2015 që janë rreth 400 milion lekë. Sepse kanë ndodhur tre përmbytje rresht. Nuk më ka dhënë asnjë kafe të zezë shteti. Shteti ka premtuar dhe asgjë nuk ka dhënë di vetëm të vjelë taksa. Unë nuk bëj dot asnjë ndërhyrje, sepse materialet janë në mes të ujit. Nëse rritet niveli i ujit dëmi mund të rritet”, shprehet ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!