I përjashtuar nga Kuvendi, Berisha i gjen punë vetes: Thërret protestë

schedule22:07 - 31 Janar, 2023

schedule 22:07 - 31 Janar, 2023

Ndërsa Këshilli i Etikës e perjashtoi me 10 ditë nga Kuvendi për shkak të kaosit në seancën e së enjtes Sali Berisha duket se i ka gjetur tjetër punë vetes, protestën.

Në përfundim të mbledhjes se Kryesisë së grupimit të tij Sali Berisha doli në një konferencë në selinë blu, ku njoftoi protestë kombëtare më 11 shkurt.

“Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë, kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë ata nga vendi i tyre. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin. Beteja do jetë betejë e fitores së opozitës shqiptare.

 Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Opozita e tëra në këmbë, deri në fitoren. Në orën 12:00 protesta përpara Kryeministrisë. Shqipëria do të marshojë drejt Tiranë,” u shpreh Berisha./abcnews.al