Ish shefin e stacionit policor të Dhërmiut, Sokol Bode, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkon prishjen e vendimit te Apelit të Posaçëm që e dënoi me 8 vite burg.
Kërkesa e tij për prishje të vendimit do shqyrtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ilir Panda.
Në janar të këtij viti bode u dënua me 8 vite heqje lirie, me vendim të formës së prerë, ndersa beteja e tij tashmë do vijojë në shkallën më të lartë të gjyqësorit.
Ai akuzohet për trafik narkotikësh, i implikuar në organizatën kriminale të drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.
Sokol Bode u arrestua në gusht të vitit 2022 pas 5 viteve në arrati./abcnews.al