Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I përfshirë në trafik kokaine, gjykata lë në “arrest shtëpie”, Kreshnik Budllën

schedule17:44 - 20 Maj, 2025

schedule 17:44 - 20 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për shtetasin Kreshnik Budlla (Farruku) që u arrestua pak kohë më parë si i përfshirë në trafik kokaine, duke caktuar ndaj tij masën arrest shtëpie.

Trupa gjykuese e përbërë nga  Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit që i caktoi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për qëllime ekstradimi drejt Italisë.

Budlla më herët fitoi betejën edhe me Gjykatën e Posaçme  që me  kërkesë të SPAK kishte caktuar masën e arrestit në burg pasi arriti të provonte se kodi i SKY ECC ku flitej për trafik kokaine nuk ishte përdorur prej tij por prej të vëllait.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!