Një 41-vjeçar është arrestuar në Kamëz në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Pëllumb Suçi u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Perugias, Itali, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e narkotikeve”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Në vitin 2022, ky shtetas në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë krijuan grup kriminal me qëllim trafikimin dhe më pas shitjen e kokainës në sasi të ndryshme.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e 41-vjeçarit./abcnews.al

