I penduar për 6 janarin? Trump: Trazirat nuk u shkaktuan nga unë, faji i Pelosi. Harris: Koha të kthejmë faqen

schedule03:52 - 11 Shtator, 2024

schedule 03:52 - 11 Shtator, 2024

Donald Trump bëri përgjegjës Nancy Pelosin dhe kryebashkiakun e Washington, në lidhje me trazirat e 6 janar 2020, ku pati sulm në Capitol Hill.

Gjatë debatit presidencial kundër zëvendëspresidentes Kamala Harris, të transmetuar në ABC News, ish presidenti dhe kandidati republikan, deklaroi se trazirat nuk u shkaktuan prej tij.

Ndërsa Harris u shpreh se ishte Trump ai që nisi sulmin në Capitol Hill, teksa shtoi se është koha për të mos u kthyer në të shkuarën.

Donald Trump: Ju sapo thatë, mënyrë të pqtë dhe aprttike në fjalimin tim. Askush në anën  tjetër nuk vdiq. Po për njerëzit në vendin tnë që kanë ardhur dhe po vasin njerëz, ajo i ka lejuar. Për çfarë do ndiqen penalisht ata njerëz, krimet janë duke u ulur në gjithë botën, kur do ndiqen këta njerëz? Nuk kam asgjë, u paraqita me një fjalim, shkova te Nency Pelosi dhe te kryebashkiaku i Washington DC. Nuk u bë nga unë, por të tjerë. Nuk isha në krye të sigurisë, ishte Nancy Pelosi.

Kamala Harris: Isha zv.presidente e zgjedhur. Nisi një sulm të dhunshëm ndaj Capitol, vendin tonë. Qindra ificerë sigurie u plagosën dhe disa vdiqën. Të mos kthehemi mbrapa. Të kthejmë faqen, të ndalojmë kaosin. Të mos kthehemi pas në të shkuarën./abcnews.al