Rey Manaj është ylli i Barcelona B në këtë sezon. 24-vjeçari është shndërruar në titullar fiks në ekipin B dhe ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës plot 9 herë në 16 ndeshje.
Megjithatë, ai nuk ka arritur të fitojë një ftesë për t’u stërvitur me ekipin e parë, të drejtuar nga Ronald Koeman. Në Spanja “OK Diario” i kushton një shkrim Manajt, ku çuditet për mungesën e mundësive nga Koeman në një kohë kur te Barcelona mungojnë sulmuesit tipikë.
Gjithashtu media pranë Barcelonës raporton edhe një detaj të veçantë. Para disa muajsh, kur Manaj stërvitej me Messin nën drejtimin e Setien, kapiteni shprehej se Manaj është mes tre më të mirëve te Barça B dhe ka një teknikë mbresëlënëse për një qendërsulmues.
I njëjti burim bën me dije se në verë Manaj del në merkato dhe pritet të transferohet në një ekip të madh. Klube nga La Liga kanë shprehur interes konkret për të, teksa edhe Serie A është një opsion. E sigurtë është se Manaj do të bëjë një hap të madh përpara në karrierë. /abcnews.al