“I paska djegur  ajo që paskam thënë për FMN”, nënkryetari i PD replikon me Ahmetajn

schedule17:13 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 17:13 - 17 Dhjetor, 2020

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka reaguar këtë të enjte pas fjalës së ministrit Ahmetaj në Kuvend.

Spaho në reagimin e tij thekson se Ramës dhe Ahmetaj i ka djegur reagimi i tij në lidhje me raportin e FMN-së, ku thekson se kjo është qeveria më e dështuar që kanë pasur shqiptarët.

Ndër të tjera ai thekson se nuk ka gënjyer aspak në lidhje me këtë por normal sipas tij Arben Ahmetaj nuk ka si ta kuptojë pasi është përkthyes.

Reagimi i plotë:

Ndoqa sot shpifjet qe me beri ne Parlament Arben Ahmetaj! I paska djegur shume ajo qe paskam thënë për FMN, Edi Ramën dhe Arben Ahmetaj. Nuk kam gënjyer. Thjesht i jam referuar asaj qe ka thënë FMN, si qeveria më e dështuar qe kane pasur ndonjëherë shqiptarët.

Edhe për të tjerat nuk kam gënjyer. Arben Ahmetaj përkthyes është, atë shkolle ka mbaruar. Nuk ka pse i vjen turp nga profesioni i tij, sepse përkthyesi është profesion i nderuar, pavarësisht se edhe ne këtë fushe, ai nuk e ka ndritur. Ne te tjerat jo e jo.

Edhe Edi piktor është. Ka bere vetëm atë shkolle dhe për pasionin e vet shkon deri ne Neë Jork për të blere bojëra, ndërsa policia vret qyetarët, dhjetëra të tjerë vdesin ne dite dhe mijëra te tjerë janë pa kujdes.

Kur me akuzon mua si hajdut, ne Devoll fillojne e qeshin me te madhe, te majte e te djathte. Une nuk kam qene asnjehere ne jeten time deputet i Devollit.

Se kush është hajdut ne kete vend, shqiptaret e dine mjaft mire. Edhe une kam qene minister, por vazhdoj te rroj me dinjitet me page dhe ne apartamentin qe ka ndertuar Enti i Banesave ne vitin 1995 ne rrugen Don Bosko.

Shqiptaret njohin gjithashtu edhe se cilet jane komedianet e premtimeve te rreme e te pambajtura, qe i kane marre ne qafe. Komedia e Rilindjes me deshtimet e medha te Edi Rames apo Arben Ahmetajt, i kushton kaq shume Shqiperise dhe Shqiptareve.

Per gjithe sa Arben Ahmetaj tha per mua ne Parlament, do te shihemi ne gjykate per shpifje dhe fyerje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!