I pari që zbuloi ethet infektive në Shqipëri, humb jetën nga Covid-19 profesori i njohur

schedule14:19 - 23 Tetor, 2020

schedule 14:19 - 23 Tetor, 2020

Humb jetën nga koronavirusi profesori Elmaz Eltari. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të tij me anë të një postimi në Facebook.

Siç njoftojnë familjarët, profesor Eltari u shua në spitalin Infektiv pas shumë ditësh në luftë me Covid-19.

Elmaz Eltari ka qenë profesor i Mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Shef pavijoni tek Infektivi në QSUT dhe është zbuluesi dhe trajtuesi i parë i etheve infektive në Shqipëri.

Sipas mbesës së tij, profesori ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish. s.b/abcnews.al/