I pari pas Mbretit Aleksandër I, Princi serb shkon në qendër të Prizrenit

schedule13:45 - 20 Prill, 2021

schedule 13:45 - 20 Prill, 2021

Princi serb Philip dhe princesha Danica Karagjorgjeviç kaluan fundjavën në Prizren dhe zonën e Rahovecit në Kosovë.

Çifti zhvilloi disa vizita nëpër këto dy vende gjatë ditës së shtunë, ku u takuan me një numër të madh serbësh që jetojnë aty.

Sipas mediave serbe, ata gjithashtu vizituan Seminarin Teologjik të restauruar të Shenjta Kirilit dhe Metodit. Në të njëjtën ditë, pasdite, Princi Filip dhe Princesha Danica thuhet se kanë qëndruar në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

Theksojmë që Princi Fillip është Karagjorgjeviçi i parë, pas Mbretit Aleksandër I, që ka vizituar Prizrenin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!