Arbitri i parë transgjinor në një kampionat futbolli, është në Izrael. Tashmë quhet Sapir Berman, pasi ndërroi emrin në një emër vajze, dhe është 26 vjeç. Federata izraelite e futbollit dhe shoqata e arbitrave në vend, e mbështetën publikisht.
Kampionati izraelit i futbollit ka arbitrin e parë transgjinor: Sapir Berman, 26 vjec. Në një deklaratë për mediat, protagonistja u shpreh se do të mbajë një emër vajze dhe jo atë që i është vënë në lindje, si djalë.
Federata izraelite e futbollit dhe shoqata e arbitrave dolën në mbështetje të plotë të saj. Më tej ajo tregoi se e kishte ndjerë veten vajzë që në moshë të vogël.
Berman tha se të qenit në një botë profesionale të dominuar nga burrat e kishte detyruar të heshtte rreth mënyrës sesi ndihej. Por tashmë kishte vendosur të sillej ashtu si ndihej: një femër.
Berman është një nga arbitrat më të mirë të kampionatit izraelit, por muajt e fundit nuk ka qenë e pranishme pasi po merrte trajtime hormonale.
Drejtuesit e federatës ishin pranë saj gjatë një konference për shtyp. Tashmë Federata ka hyrë në bisedime me UEFA dhe FIFA për të ditur sesi të presë dhe trajtojë si duhet një arbitër transgjinor. /abcnews.al