I pari me COVID-19 në Superiore, del përgjigja e testit të dytë të Qardakut

schedule08:21 - 9 Qershor, 2020

schedule 08:21 - 9 Qershor, 2020

Eridon Qardaku ka bërë testin e dytë për COVID-19 dhe ka dalë negativ. Klubi ballshiot e ka njoftuar diçka të tillë dhe i qëndron asaj që ka deklaruar më parë, se sulmuesi anësor i tyre nuk ishte i infektuar dhe se përgjigja e testit të parë nuk ishte e saktë.

“Lojtari ynë, Eridon Qardaku, ka kryer sot tamponin e dytë dhe ka rezultuar negativ. Në fakt pritej,pasi edhe përgjigja pas tamponit të parë ka qenë negative! Rikthimi i tij me grupin sigurisht që shton organikën dhe rrit cilësinë në skuadrën tonë në prag të sfidave të radhës!”, thuhet në njoftimin e klubit të Bylisit.

LEXO EDHE: Superiorja i lë radhën Kupës së Shqipërisë, zbulohet plani për çerekfinalet

Pas lajmit se Qardaku ishte infektuar me COVID-19 u shkaktua një lëmsh i madh në Superiore dhe u tentua që sfida Bylisi-Tirana të shtyhej. Kjo nuk ndodhi, kurse hapi tjetër ishte testimi i lojtarëve të Tiranës para ndeshjes me Luftëtarin. Asnjë i preku dhe në kampin bardheblu dhe topi vijon të rrotullohet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!