I paralizuar dhe i braktisur, Kryqi i Kuq Shqiptar: Do të ndihmojmë familjen Çobo

schedule10:10 - 10 Shtator, 2020

schedule 10:10 - 10 Shtator, 2020

Kryqi i Kuq Shqiptar ka shprehur interesimin për të ndihmuar 35-vjeçarin, Gazment Çobo i cili u paralizua gjatë një aksidenti në punë.

Fatos Xhengo, koordinator në Kryqin e Kuq i kontaktuar nga gazetarja Bora Mustafaraj për situatën e 35-vjeçarit, u shpreh se do ta ndjekin çështjen për këtë familje.

Në një lidhje telefonike në ABC-ja e mëngjesit ai tha se Kryqi i Kuq Shqiptar do të ofrojë ndihmë për rastin në fjalë.

35-vjeçari pas një aksidenti të rëndë në punë, mbeti i paralizuar. Por çështja rëndohet edhe më shumë, ku përveç kësaj fatkeqësie i duhet të përballet edhe me vështirësitë ekonomike. Siç tregoi ai për ABC-ja e mëngjesit nuk ka pasur asnjë ndihmë dhe asnjë kontakt nga institucionet shtetërore.

Lexo edhe: “Prisni rripin se unë vdiqa”, ABC News sjell historinë e të riut të paralizuar nga betonierja

Ndërkohë, Xhengo theksoi se Kryqi i Kuq ka shprehur interesin për të ndihmuar familjen më ndihma ushqimore, veshmbathje, duke lehtësuar sadopak vështirësinë në të cilën ndodhet.

“Ne do të kontaktojmë me familjen për të mësuar rreth materialeve më të domosdoshme. E ndoqa rastin dhe pashë që ishte dhe një vajzë e vogël, për këtë do të interesohemi edhe për materiale shkollore”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!