I paligjshmi Asion Daja: Shteti na mënjanoi, nuk jam penduar që ika nga Tirana

schedule20:23 - 12 Maj, 2020

schedule 20:23 - 12 Maj, 2020

Asion  Daja është një nga ata lojtarë që mendon se stërvitja individuale nuk është vlen shumë për futbollistët. Mesfushori i Skënderbeut, veç kësaj teme, ka prekur edhe të tjera gjatë emisionit “Fan Zone” në Supersport. Sigurisht nuk mund të mos përmendë edhe faktin që qeveria nuk iu gjend futbollit pranë në një periudhë të vështirë si kjo.

“Është problem i madh, sepse shteti i përjashtoi futbollistët. Ne jemi punëtorë si të gjithë dhe paguajmë taksa, edhe pse thonë se nuk paguajmë. Çdo biznes i ka këto, që i jep më vonë apo me bonuse. Jemi ndier të mënjanuar”, tha Daja, i cili më pas pranon se janë detyruar ta thyejnë karantinën.

“Ne shteti nuk na ka lejuar e kemi dalë si të paligjshëm, edhe pse nuk jemi kriminelë”, shton mesfushori, i cili flet edhe për Tiranën dhe garën për titull. “Partizani e meritoi titullin vjet me trajnerin Gega, i cili kishte bërë një skuadër simpatike. Edhe për Tiranën do të thosha të njëjtën gjë, pasi këtë e tregon renditja.

Tirana e meriton titullin pas kaq shumë vitesh dhe e mira do të ishte ta festonin në fushë bashkë me tifozët te stadiumi i ri”, shprehet lojtari i skuadrës së Skënderbeut, i cili foli edhe për largimin nga Tirana në merkaton e verës.

“Kam keqardhje që u largova, por nuk jam penduar që e kam bërë”. Më pas ai analizoi edhe ecurinë e Tiranës këtë sezon: “Në fillim u shfaq ajo Tiranë me probleme, duke parë deklaratat e trajnerëve. Me ardhjen e Egbosë ata morën një hov dhe e treguan forcën ndaj çdo kundërshtari”.

Ndihma nga FSHF dhe rikthimi te Partizani, temat e tjera për të cilat Daja ka folur: “Sa i përket pagës së luftës, e kemi marrë e duhet të falënderoj FSHF-në, sepse është një gjest për t’u vlerësuar në këto momente. Unë te Partizani? “Pres të mbarojë ky kampionat e pastaj do të vendos për një rikthim te Partizani. Në çdo ekip ku kam luajtur jam ndjerë shumë mirë”, përfundon Daja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!