Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I pa licencuar, mbyllet një tjetër kopsht në Fier, i treti brenda javës

schedule12:25 - 4 Maj, 2022

schedule 12:25 - 4 Maj, 2022

Fier- Një tjetër kopsht privat është mbyllur nga policia për shkak se rezulton të mos ishte i pajisur me dokumentacionet përkatëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Informaliteti 3”, për goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit në kopshte, pa licencën përkatëse.

Goditet brenda një jave, rasti i tretë i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Procedohet penalisht pronarja e kopshtit privat, që ushtronte aktivitetin pa licencë, në Fier.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasen E. K., 46 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Daullas, në subjektin në pronësi të saj (kopsht privat), u konstatua se ky subjekt nuk ishte licencuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, për kryerjen e këtij aktiviteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!