I nxehti sforcon zemrën, kardiologu invaziv te “Hygeia”: Simptomat e lehta paralajmërojnë probleme të mëdha

schedule16:28 - 22 Qershor, 2021

schedule 16:28 - 22 Qershor, 2021

Kardiologu invaziv në spitalin “Hygeia” në Tiranë Gert Knuti thotë se ky organ sforcohet më tepër se zakonisht  për të ruajtur ekuilibrin e organizimit. Prandaj mjeku apelon për të mos neglizhuar  asnjë shenjë që mund t’ju shfaqet gjatë kësaj periudhe.

“Ekstremitete të tilla nxjerrin në pah sëmundje deri diku të fshehura në kushte më normale. Do të rekomandonim vlerësimin si duhet të simptomave, qoftë edhe më minimale.  Pasi edhe vetë prezenca e një simptome të vetme mund të ndezë një alarm që nëse vlerësohet në mënyrën e duhur mund të shmangë problematika të mëdha.”

Kujdes të shtuar sipas kardiologut invaziv Knuti duhet të kenë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike te zemrës.

“Në përgjithësi popullatën e shëndetshme ne priremi ta orientojmë drejt një konsumi të lartë të lëngjeve në këto temperatura të nxehta në mënyrë që të ruhet një balancë hidrike sa më normal në organizëm. Kjo nuk është kaq kollaj e menaxhueshme tek të sëmurët kardiakë ku konsumi i lëngjeve duhet të jetë i orientuar drejt një balance të mirëprogramuar nga mjeku dhe pacienti…”

Gjatë stinës së nxehtë mjeku apelon për kontrolle më të shpeshta tek specialisti me qëllim përshtatjen e trajtimit sipas nevojave të organizimit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!