Me rritjen e temperaturave numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmë mjekësore është dyfishuar. Shqetësimet më të shpeshta vijnë nga zemra, stomaku, por dhe truri.
“Kemi një shtim të pacientëve që paraqiten me shqetësime gastrointestinale, një shtim të pacientëve që kanë shqetësime neurologjike, probleme me strokun. Kemi një shtim të pacientëve që kanë probleme me hipertensionin, probleme kardiake. Gjithashtu duke pasur parasysh që është periudha e pushimeve, kemi një shtim të pacientëve me trauma, me aksidente automobilistike që vijnë pranë spitalit tonë.
Shtimi i traumave dhe aksidenteve rrugore sipas koordinatorit të Urgjencës në Spitalin “Hygeia” në Tiranë Dritan Dushaj ka shtuar dhe thirrjet për ndihmë me autoambulancë.
“Janë shtuar thirrjet për shërbimin me ambulanca në të gjithë Shqipërinë. Ambulancat tona janë të mirë-pajisura me staf të trajnuar, me të gjitha pajisjet bashkëkohore për të ofruar një kujdes, për ta transportuar pacientin të sigurt nga institucionet e tjera ose nga shtëpia, pranë spitalit Hygeia.”
Urgjenca e spitalit “Hygeia” funksionon përgjatë 24 orëve në shtatë ditë të javës.
“Me një ekip të kompletuar, me kirurgë, hematologë, kardiologë, anestezistë…që janë për të ofruar kujdesin cilësor pacientëve, duke pasur parasysh filozofinë e spitalit që është siguria e pacientit dhe ofrimi i një kujdesi sa më cilësor, sipas protokolleve bashkëkohore të mjekimit.”
Për të gjithë mbajtësit e kartës “Vital” dhe përdoruesit e rinj të aplikacionit Abcnews.al spitali “Hygeia” në Tiranë ofron 30% ulje çmimi për diagnostikimin e problemeve të ndryshme shëndetësore dhe 20 % për ndërhyrjet kirurgjikale. /abcnews.al/