Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I nxehti afrikan në vend, temperaturat shkojnë sot 41 gradë

schedule07:16 - 24 Korrik, 2022

schedule 07:16 - 24 Korrik, 2022

Sipas MeteoAlb: Territorri shqiptar vijon të jetë në ndikimin e valës së nxehtë e cila po ndodhet në territor prej disa ditësh, duke sjell temperatura ekstremisht të larta në të dy vlerat ekstremale ditore.

Deri në orët e mesditë parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë Shqipërinë. Por pas mesdite pritet të ketë shfaqje të vranësirave të lehta në zonat malore dhe të ulëta.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në gati gjithë Kosovën, ku vranësira të pakta do të ketë në zonat Verilindore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në pothuajse gjithë territorin të cilat do të sjellin rrebeshe të pakta dhe të izoluar shiu në Skajin Verior dhe Jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV mbetet në ndikimin e temperaturave shumë të larta duke bërë që maksimumet të ngjiten në orët e mesdites edhe në 40°C në qytetin e Shkupit. Përsa i përket kushteve të motit në MV orët me diell do të jenë të shumta, por parashikohet që gjatë mesditës dhe pasdites të ketë dhe kalime të përkohëshme të vranësirave të lehta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!