I njëjti skenar, deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë në Kuvend

schedule10:10 - 16 Shkurt, 2023

schedule 10:10 - 16 Shkurt, 2023

TIRANË- Garda e Republikës ka bllokuar derën e parlamentit për t’u ndaluar të hyjnë brenda në seancë deputetët e PD, të cilët u përjashtuan për thyerje të rregullores.

Ky është i njëjti skenar, që deputetët e PD përdorën në seancën e të hënës. Të përjashtuarit në hënën pati një sërë tentativash, por në fund nuk arritën të marrin pjesë në seancën plenare, e cila nuk zgjati as dy orë dhe u karakterizuar nga zhurma dhe kaosi. Deputetët kanë paraqitur një kërkesë për ankimim të vendimit për përjashtimin e tyre. Kërkesa i është dërguar Kuvendit dhe Gardës së Republikës.

Sipas tyre, në bazë të rregullores, ata mund të futen në Kuvend derisa të mblidhet konferenca për ta shqyrtuar. Komisioni i Etikës përjashtoi dje Sali Berishën, Flamur Nokën, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!