I njëjtë, si “rasti” Alaba, “ylli” kanadez kërkon me ngul kalimin te “galaktikët” e Real Madrid

schedule22:06 - 2 Dhjetor, 2023

schedule 22:06 - 2 Dhjetor, 2023

Prej kohësh tashmë në mediat evropiane është përfolur se anësori kanadez i mbrojtjes, Alphonso Davies është një nga objektivat e “galaktikëve” të Real Madrid, për mekaton e ardhshme të verës, me “pistonin “ 22-vjeçar, që mund të thuhet me plot gojë se është një nga më të mirët në botë për pozicionin e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjerman, vetë lojtari dëshiron të nisë një “aventurë” të re në karrierën e tij, duke mos pranuar kështu të rinovojë për më shumë vite me “bavarezët” e duke i hapur rrugën, për rrjedhojë, një kalimi te “galaktikët”.

Siç e konfirmoi më herë edhe menaxheri i kanadezit, Nedal Househ, 14 herë fituesit e UEFA Champions League janë opsioni i preferuar i 22-vjeçarit, teksa një “shtysë” e madhe për kalimin në La Liga është dhe miqësia me austriakun e mbrojtjes, David Alaba.

“Ka shumë klube të interesuara për Davies, sidomos nga Premier League. Jam i sigurt se Reali i Madridit mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Davies. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Ka luajtur me Alabën për 3 vite te Bayerni, ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private. Davies nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Davies”,- u shpreh menaxheri i lojtarit.

Nëse nuk vjen rinovimi Bayerni do të detyrohet ta shesë në fundin e këtij sezoni. Për të mos e humbur me parametra zero në verën e vitit 2025 e sipas raportimeve të mediave, drejtuesit e klubit “bavarez” do të kërkojnë minimalisht 50 mln euro për të lënë të lirë Davies në merkaton e ardhshme verore. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!