Xhensila Shaba dhe Glorian Hoxha janë një ndër çiftet më të bukur të momentit. Ata kanë një histori të veçantë dashurie, të cilën e kanë rrëfyer në “ABC e Mëngjesit”, duke ndarë detajet e ëmbla.
Mirëpo, jo çdo gjë ka shkuar vaj për dyshen, pasi për 3 vite ata kanë jetuar larg njëri-tjetrit, Gloriani në SHBA, ndërsa Xhensila në Shqipëri. Kjo ka bërë që të mbajnë edhe lidhjen e dashurisë në distancë.
“Është pak e çuditshme, por është edhe e veçantë sepse ne jemi njohur nga një shoqëri e përbashkët. Dikush kishte postuar një foto me Glorianin dhe normalisht impakti i parë për ta parë se kush është, unë i çoj follow në Instagram. Edhe nga ai moment, filloi edhe rrugëtimi jonë bashkë”, u shpreh ajo.
“E pash aty që ishte modele dhe thash ta pranoj apo jo, se mendova nuk më kthente përgjigje, ma kishte nisur kot ftesën. Mendova se ishte mendjemadhe, por shyqyr rezultoi shumë ndryshe. Unë i shkruajta, pastaj e la pak kohë, jo direkt dhe pastaj më ktheu. Edhe filluam me ato bisedat.
Unë kam luajtur rreth vitit 2013-2014 për Tironën, ekipin e futbollit, kam luajtur për ekipin e Kastriotit, edhe pastaj kemi fituar lotarinë familja dhe kemi shkuar në Amerikë”, tha Gloriani.
“Ka qenë shumë problem në fakt se ne për 3 vite kemi jetuar larg. Takoheshim vetëm një herë në vit se puna, rruga e largët dhe jo çdo gjë ishte që Gloriani mund të vinte në Shqipëri, por ishte dashuria që na mbajti”, shtoi Xhensila./abcnews.al