Jude Bellingham është futbollisti i radhës që bie pre e komenteve raciste në rrjetet sociale. Mesfushori qendror u transferuar për 23 milion euro nga Birmingham në Gjermani te Borussia Dortmund dhe kjo nuk është pritur mirë nga të gjithë.
Adoleshenti firmosi me verdhezinjtë dhe një tifoz e ka sulmuar në “Twitter”. Ai e akuzon drejtpërdrejt 17-vjeçarin, ndërkohë që mes të tjerash thekson se të zinjtë e kanë mendjen vetëm te paratë.
“Faqe dhe klub memec. Jude Bellingham, talenti më i mbivlerësuar, një i padobishëm që mendon vetëm për paratë. Ai është i zi. Njerëzit e zi mendojnë vetëm për paratë”, shkruan tifozi, ndërkohë që Bellingham ka reaguar duke shkruar: “I neveritshëm”. /abcnews.al