Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpeshherë foto të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka treguar se i është nënshtruar testit për koronavirus.
“Kam bërë testin për COVID-19 sot dhe shpresoj që të dalë negativ”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e publikuar në InstaStory.
Ndërkohë, këngëtarja shfaqet e shtrirë në shtrat dhe si duket mjaft e shqetësuar për rezultatin që do të presë.
Kujtojmë që projekti i fundit i Beatrix ka qenë videoklipi “Dancing With the Devil”, ku protagonist ishte këngëtari Eugent Bushpepa./abcnews.al